Mehmeti: BQK-ja vuri bazat e shtet-ndërtimit, shërbeu si fondament i zhvillimit të sistemit financiar

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 09:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, raporton Ekonomia Online.

Të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, institucioneve tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka thënë se institucioni që ai udhëheq ka vënë bazën e shtet-ndërtimit me themelimin e saj.

“BQK-ja është institucion i ri krahas angazhimeve të mëdha për organizimin nga e para, filloi së angazhuari për ndërtimin e infrastrukturës financiare për fillimin e sistemit financiar në Kosovë. Në këtë mënyrë BQK-ja shumë shpejt filloi aktivitetin për ndërtimin e sistemit të pagesave, formulimin e kornizave për sektorin financiar”.

“Fillimi i funksionimit të BQK-ja koicidon me kohën kur pjesa më e madhe e vendeve të rajonit ishin drejtë përfundimit të tranzicionit. BQK-ja mësoj shumë nga vështirësitë e bankave qendrore të vendeve në tranzicion dhe zgjodhi modelin ku, i cili u tregua i suksesshëm për zhvillimin e një sektori financiar efikas dhe të qëndrueshëm”.

Sipas tij, BQK-ja ka ndjekur një politikë të shëndoshë të besimit, e që ka shërbyer si fondament i zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë.

“Në këtë mënyrë BQK-ja vendosi bazat e një sistemi financiar të bazuar në pronësi private dhe hapi dyert për hyrjen e sistemeve financiare në Kosovë. BQK-ja në vazhdimësi ka ndjekur një politikë të shëndoshë të besimit i cili ka shërbyer si fondament i zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Kosovë”.

I pari i BQK-së ka thënë se është krenar me arritjet e institucionit që drejton.

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, tha se për këto vjet të funksionimit BQK-ja ka treguar progres në të gjitha aspektet.

Ligjin për BQK-në, ai po e konsideron tjetër sukses për këtë mekanizëm, raporton EO.

“Dje isha dëshmitar i një ligji të ri të BQK-së, i cili ligj shënon një episod të re të këtij institucioni. Si rregullator të të gjitha bankave , BQK-ja ka qenë e suksesshëm në Kosovë”.

“Për gjitha këto vite BQK-ja ka treguar progres në të gjitha aspektet në Kosovë. Në aspektin global tensionet financiare janë duke treguar paqartësi në aspektin financiar”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme