Mehmeti në “Javën e Parasë”: Ky do të jetë vit i mbrojtjes së konsumatorit

Mitrovicë | 25 Mar 2019 | 15:27 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Parasë në funksion të edukimit financiar”, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka organizuar ligjëratë në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i Bankës Qendrore në Kosovë (BQK), Fehmi Mehmeti, tha se qëllimi i kësaj ligjërate është vetëdijesimi financiar në mënyrë që publiku të veprojë drejtë lidhur me obligimet e tyre.

“Kemi filluar “Javën e Parasë”, gjatë kësaj jave kemi qenë edhe në universitete tjerë për informim. Qëllimi është vetëdijesimi financiar në mënyrë që publiku të veprojë drejtë lidhur me obligimet e tyre. E veçanta është për dy arsye. Fakti që gjatë gjithë javës kemi qenë me live stream për informimin e qytetarëve. Dhe, e dyta ne në konferencën e fundit për Shoqatën e Bankave e kemi shpallë këtë vit si vitin e mbrojtjes së konsumatorit. Sipas edukimit financiar, kemi rritje  të theksuar të ankesave, viti 2014 prej 450 ankesave janë bë 927 ankesa. Kjo rritje nuk nënkupton se ka shkelje më shumë, por se është vetëdijesuar publiku”, tha Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti ka folur edhe për paranë euro, ku tha se shumica e transaksioneve nuk ka nevojë për kurse valutore. Ai tha se nuk planifikojnë për të pasur një valutë tjetër. Mehmeti tha se në 2018-të ka pasur rritje ekonomike për 4 për qind.

E, duke folur për remitencat, ai tha se janë 1 miliardë euro që i përkasin remitencave të cilat i sigurojnë bashkatdhetarët.

Mehmeti në këtë ligjëratë përmendi edhe një çështje tjetër, mungesën e kartonit të gjelbër.

“Një çështje që është shumë me rëndësi e s’po mundemi me arrit është kartoni i gjelbër, është një brengë për bashkatdhetarët tanë. Ne kemi plotësuar të gjitha kushtet ndërsa në fund na kanë thënë që duhet të jemi anëtare e Kombeve Politike. Kurdo që Kosova anëtarësohet është një gjë e mirë ne s’kemi qëndruar duarkryq, zgjidhja ka qenë të gjejmë shtet mik dhe të bashkëpunojmë me shumë banka evropiane. Banka ka disa banka korrespondente, zakonisht ato janë nga BE-ja”, ka thënë ai.

Të ngjashme