Mehmeti: Sektori bankar vazhdon t’i japë mbështetje ekonomisë vendëse

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 12:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sektori bankar në Kosovë po vazhdon t’i japë mbështetje ekonomisë vendore, ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti. Sipas tij, BQK-ja ka luajtur rol kryesor më këtë qëllim.

Në një konferencë me rastin e 20-vjetorit të institucionit që udhëheq, Mehmeti paraqiti në panelin e diskutimit, të arriturat dhe sfidat e BQK-së dhe sektorit financiar në Kosovë.

“Unë mendoj që një sektor stabil financiar kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Ky sektor fillon të mbledhë paratë nga depozitarët, ku depozitat në Kosovë kanë arrit të kenë rritje 16 për qind ose 3.7 miliardë, ku në mënyrë indirektë këto jepen për kredi, ku e dimë se pjesa më e madhe e kredive u dedikohet ndërmarrjeve dhe në këtë mënyrë ndikohet në zhvillim ekonomik të vendit”.

“Vazhdimisht sektori bankar po konsiderohet si promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe kjo në një far forme e kontribuon shumë në zhvillimin ekonomik përmes kreditimit dhe ne si BQK kemi luajtur rolin tonë, ku kemi kontribuar që të krijohet fondi i sigurimit të depozitave”.

Stephanie Eble, udhëheqëse e Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimorë, tha se Bankat Qendrore po ngarkohen edhe me mandate tjera siç është ruajtja e stabilitetit financiar dhe me mbrojtja e konsumatorit.

“Politikat monetarë nuk mund të ndikojë në mënyrë afatgjate të një shteti dhe kjo nuk është e duhur të përcaktohet edhe rritja monetare afatgjate. Si shkak për këtë të gjitha këto  mund të ndikojnë në inflacion”.

“Më siguri të gjithë e dimë se Bankat Qendrore janë duke u përballur me gjithnjë më të madh të politikave, të cilat jo vetëm që duhet të merren me stabilitetin e çmimeve por edhe mbërrijnë synime të tjera. Pik së pari punësim të plot por gjatë krizës financiare Bankat Qendrore ngarkohen edhe me mandate tjera siç është ruajtja e stabilitetit financiar dhe me mbrojtjen e konsumatorit”, ka thënë ajo.

Nga Banka Qendrore e Turqisë, Çagri Sarikaya, tha se në vendin prej nga vjen rritja ekonomike është tejet e lidhur me kapitalin, raporton EO.

“Në Turqi rritja ekonomike reale është tejet e lidhur me flukset e kapitalit. Për 30 vjetët e fundit kemi pasur rritje në flukset hyrëse duke marrë parasysh performancën e madhe ekonomike dhe në anën tjetër kur kapitali ik atëherë rritja ekonomike dobësohet dhe përnjëherë kemi ndikime të kundërta”, tha ai.

Në këtë panel ishin të ftuar edhe Bankat Qendrore të vendeve të rajonit.

Të ngjashme