MEPTINIS ndalon punën në ndërtimtari

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 01:01 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregëtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka bërë të ditur se me nuk lejohet puna në sektorin e ndërtimtarisë, si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë Covid-19.

Në njoftimin e minsitrisë theksohet se nuk në kuadër të disa veprimtarive të ndaluara, nuk lejohet zhvillimi i projekteve ndërtimore, ndërtimi i objekteve banesore dhe jo-banesore, ndërtimi i rrugëve dhe autostradave, ndërtimi i hekurudhave mbi dhe nëntokësore, ndërtimi i urave dhe tuneleve, ndërtimi i projekteve të tubacioneve dhe kanalizimeve, ndërtimi i projekteve të ujit, ndërtimi i projekteve tjera të ndërtimit civil p.k.t, demolimi i objekteve, përgatitja e vendpunishteve, testi i shpuarjes dhe shpuarja si dhe çdo punë tjetër në ndërtim, shkruan Ndërtimi.info

Derisa është ndaluar puna në ndërtim, ministria ka lejuar prodhimin e materialit ndërtimor. Sipas këtij vendimi lejohet prodhimi i produkteve të betonit për qëllime ndërtimi, prodhimi i produkteve prej llaçit për qëllime ndërtimi, prodhimi i betonit të përzier i gatshëm për përdorim, prodhimi i llaçeve, prodhimi i fibrave të çimentos, prodhimi i artikujve tjerë prej betonit, llaçeve dhe çimentos.

Të ngjashme