Mësimdhënësit në grevë, pagat e janarit i marrin të plota

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Ani pse janë në grevë që gati 3 javë, punëtorët e arsimit i kanë marrë pagat e muajit janar , transmeton Gazeta Metro.

Mësuesit, arsimtarët, profesorët e në përgjithësi anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut ju kanë dalë pagat për muajin janar, këtë e kanë bërë të ditur nga Ministria e Financave.

Nga ministria kanë thënë se sot është bërë ekzekutimin e pagave për muajin janar për të të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit.

Ndërkohë edhe nga SBAShK-u kanë konfirmuar se mësimdhënësit i kanë marrë pagat e muajit janar, por ata kanë konfirmuar se pagat janë dalë pa ndonjë rritje.

Mësimdhënësit kanë hyrë për në javën e tretë të grevës. Ata më 14 janar të këtij viti kanë hyrë në grevë të përgjithshme.

Kërkesa e grevistëve është rritje e koeficientit të pagës për 30%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme