“Meto Bajraktari” shënon 7 Marsin, BPB-ja dhuron libra për bibliotekën e kësaj shkolle

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 15:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shkolla fillore “Meto Bajraktari” ka organizuar një program festiv, raporton Ekonomia Online.

Për nderë të kësaj dite, Banka për Biznes, ka investuar në bibliotekën e kësaj shkolle, ku nxënësit do të kenë më shumë mundësi për njohuri të reja.

Drejtoresha e shkollës fillore “Meto Bajraktari”, Vjollcë Gashi, tha se fal kontributit të mësimdhënësve, kjo shkollë radhitet ndër të parat në Prishtinë.

Teksa foli për kontribut, ajo falënderoi edhe Bankën për Biznes, të cilët investuan në bibliotekë.

“Sot po festojmë 7 marsin, ditën e mësuesit. Jemi të rrethuar nga çdo anë me mësues dhe këta mësuesit tanë që çdo ditë bëjnë punë të palodhshme për të edukuar dhe mësuar në rrugën e diturisë”.

“Kjo rrugë e shtruar me shkronja ka mbërritur deri këtu ku jemi tash dhe do të bëjmë të pamundur që të vazhdojmë edhe më tutje. Të nderuar mësimdhënës, ju jeni ata që na e bëni të mundur prekjen e majave të maleve më të larta, falë jush, shkolla jonë është njëra ndër shkollat më të mira në Prishtinë. Është shkollë në të cilën për shumë dekada është mbajtur ndezur drita e diturisë”, tha ajo.

Veranda Gashi nga Banka për Biznes, duke uruar mësimdhënësit për këtë ditë, tha se donacioni është bërë në shenjë mirënjohje për kontributin e mësuesve në edukimin e gjeneratave të reja.

“Së pari më lejoni që në emër të Bankës për Biznes të ju uroj të gjithë mësimdhënësve 7 Marsin, ditën e mësuesit. Donacioni për shkollën fillore ‘Meto Bajraktari’ është bërë në shenjë mirënjohje për kontributin e mësuesve në edukimin e gjeneratave të reja”.

“Librat që janë blerë në këtë donacion do t’iu ofrojnë mundësi shtesë për nxënësit e kësaj shkolle që t’i pasurojnë njohuritë e tyre. Si bankë vendore ne i kushtojmë jashtëzakonisht shumë rëndësi investimeve në të mirë të komunitetit me projekte të ndryshme”.

“Këtë vit, këto investime do t’i drejtojmë në ngritjen e kualitetit të arsimit dhe sportit, prandaj po do të kemi edhe projekte të tjera në vazhdim në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Gashi për Ekonomia Online, ka thënë se BpB-ja, edhe në të kaluarën ka investuar në këtë drejtim. Tha se kohë më parë, investimi ka qenë në Universitetin e Prishtinës dhe në çerdhen “Yllkat”.

“Në fakt është projekti i tretë për këtë vit. Para pak kohe kemi përkrahur Universitetin e Prishtinës në festimin e 50 vjetorit të themelimit, ndërsa tani kemi ndihmuar në pasurimin e bibliotekës së shkollës fillore ‘Meto Bajraktari'”.

“Kjo bibliotekë tani ka më shumë zgjidhje të librave për nxënësit e të gjitha klasave të kësaj shkolle, ndërsa kohë më parë kemi përkrahur edhe çerdhen “Yllkat””, tha ajo.

Të ngjashme