MF njofton për ekzekutimin e pagesave për përfituesit e masës 3a (170€)

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave ka njoftuar për ekzekutimin e pagesave për përfituesit e masës 3a (170€) për 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë.

Ministrja Hykmete Bajrami tha se janë mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave njofton për ekzekutimin e pagesave për përfituesit e masës 3a (170€)

Sot pas ekzekutimit me sukses të masës 15, Ministria e Financave ka kënaqësinë që t`ju njoftoj se gjatë ditës nga Thesari janë ekzekutuar edhe 80,199 pagesa për përfituesit e masës 3a, prej të cilëve 3,369 mijë persona marrin pagesë të dyfishtë, ngaqë nuk kanë përfituar herën e parë.

Për masën 3a, mjetet mund të tërhiqen duke filluar nga sot në zyrat bankare, ndërsa pagesat e radhës do të kryhen në vazhdimësi nga nesër, në përputhje me listat të cilat pranohen nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit përgjegjëse për zbatimin e masave.

Bazuar në dinamikën e paraparë të ekzekutimit të pagesave që kushtëzohen nga kapacitetet teknike por edhe zbatimi i udhëzimeve të MSH dhe IKSHPK, pagesat e pakos emergjente janë strukturuar dhe do të kryhen në dy ditët në vazhdim, për çka do të ju njoftojmë.

Ministria e Financave ju rikujton se është e nevojshme të zbatohen udhëzimet e institucioneve shëndetësore, gjatë kryerjes se veprimeve bankare për tërheqjen e mjeteve.

Të ngjashme