MI i ofron përkrahje Kaçanikut për realizimin e projekteve

????????????????????????????????????
Prishtinë | 01 Shk 2018 | 14:55 | Nga

Zëvendësministrat e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Idriz Selimaj dhe Fehmi Mujota, u takuan sot me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi dhe nënkryetarin e kësaj komune, Ylber Bajra, me të cilët kanë diskuatuar për projektet aktuale dhe ato të reja që do të implementohen në këtë komunë, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Infrastrukturës, zëvendësministri, Selimaj, e ka njoftuar kryetarin Ilazi, lidhur me projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë, “duke rikonfirmuar qëndrimin e ministrit, Pal Lekaj, se të gjitha projektet e filluara do të përfundohen, pa lënë anash zotimin e ministrisë edhe për projektet e reja që do të realizohen”.

“Ndërkaq zëvendësministri Kadriu, e ka siguruar kryetarin Ilazi, se Ministria e Infrastrukturës, do ti përkrahë të gjitha komunat njësoj, aq sa lejojnë mundësitë buxhetore dhe ligjore, në të gjitha ato projekte që ndikojnë në zhvillimin e komunave dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.

Kurse, zëvendësministri Mujota, ka ritheksuar vendosmërinë e ministrit Pal Lekaj, që të respektohet disiplina finaciare e Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Kaçanikut, sipas komunikatës, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e të gjitha projekteve të parapara për këtë komunë.

Ndërkaq nënkryetari i Kaçanikut, Y​lber Bajra, i ka njoftuar zëvendësministrat mbi projektet që janë në proces të realizimit dhe mbi projektet e reja që ata i kanë paraparë t’i realizojnë në vitin 2018-të.​

 

 

Të ngjashme