Michael Ellis Ministër në Kabinetin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka vizituar sot ATK-në

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zyrës së Kabinetit të Qeverisë së Mbreterisë së Bashkuar Michael Ellis, si dhe  Ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kjo vizitë u realizua më qëllim që të shihet nga afër mbështetja që i është dhënë ATK-së nga Mbretëria e Bashkuar, në fuqizimin e mekanizmave për investigimin e rasteve,  të cilat qëllimisht i shmangin obligimet tatimore. Po ashtu, z. Ellis u njoftua edhe me avancimin që është bërë në këtë departament, nga ekspertizat e ofruar përmes pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre.

Drejtori Murtezaj, shprehi falënderim të pa-rezervë ndaj gjithë kontributit të dhënë në zhvillimin dhe avancimin e DHTI-së.  Ai gjithashtu,  shtoj se mbështetja e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar është deri më tani e vetmja për këtë qëllim, duke shpresuar se një mbështetje e tillë të vazhdoj edhe në të ardhmen.

E nga ana tjetër, Ministri i Zyrës së Kabinetit të Britanisë së Madhe Michael Ellis, u shpreh i kënaqur më punën që është bërë dhe progresin që është arritur falë mbështetjes nga vendi i tij. Veç tjerash, Ellis potencoj se do të vazhdojë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucionit të ATK-së.

Të ngjashme