Miliarderët shtuan pasurinë për 20 për qind më 2017

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Miliarderët kanë fituar para më 2017 më shumë se në çdo vit tjetër prej se mbahen shënimet, kanë treguar të dhënat e fundit të raportit të UBS-së, raporton britanikja “Guardian”.

Njerëzit më të kamur të planetit kanë shtuar pasurinë e tyre vjet për një të pestën e pasurisë së tyre të përgjithshme. Të dhënat janë nxjerrë prej bankës zvicerane UBS.

Pasuria është ngritur për 8.9 miliardë dollarë amerikanë. Pasuria e më të pasurve është larg më e madhe se ato e familjeve të pasura në fillim të shekullit njëzetë, kur kuletën me të trashë e kishin familjet, si Rothschild, Rockefeller dhe Vanderbilt, të cilat kontrollin hisen më të madhe të pasurisë së botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme