Miliarderi amerikan Dalio: Mos u përpiqni të shtoni pasurinë tuaj, paratë e gatshme janë thjesht mbeturina

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Shefi i një prej fondeve më të mëdha në botë ka thënë se, “paratë e gatshme janë thjesht mbeturina dhe investitorët nuk duhet të lakmojnë më të kenë sa më shumë pasuri të tillë”.

Ray Dalio, themeluesi i Bridgewater Associates, i bëri këto komente nga Forumi Ekonomik Botëror, përcjell Telegrafi.

“Të gjithë atyre që iu mungojnë paratë, duan të futen në vorbull dhe të fillojnë të investojnë në mënyra se si të rrisin sa më shpejt paratë e tyre cash dhe për rrjedhojë edhe pasurinë”, tha Dalio, duke iu bërë thirrje investitorëve të mos ulen thjesht në kufijtë e parave likuide por të përpiqen të kenë një portofol të ekuilibruar që përfshin edhe asete të sigurta si ari.

Komentet e Dalios vijnë në një kohë kur Berkshire Hathaway i Warren Buffett ka rënë me një stok prej gati 130 miliardë dollarësh në para dhe Apple ka rreth 206 miliardë dollarë para në bilancin e saj, duke mos fituar pothuajse asgjë nga normat e interesit në nivele kaq të ulëta.

Madje së fundi, gjithmonë e më tepër kompanitë kërkojnë të rrisin pasuritë e tyre në para, përtej thjesht investimeve në blerje aksionesh apo dividend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme