Miliarderi Branson: BREXIT-i po thëllon krizën ekonomike në vend

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Shefi ekzekutiv i Virgin Group, Richard Branson thotë se Britania e Madhe është shumë afër një katastrofe të plotë.

Ai ka kritikuar kryeministren britanike Theresa May që nuk po vepron në dobi të interesave kombëtare dhe vendos partinë përpara vendit.

Në një shkrim, biznesmeni thotë se shumë njerëz që kanë votuan largimin nga Bashkimi Evropian tani kanë ndryshuar mendim.

Branson i cili aktualisht nuk jeton në Britani të Madhe, thotë se populli duhet të ketë një fjalë të fundit.

Javën e kaluar Britanisë së Madhe iu dha dy javë më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje për BREXIT-in pas bisedimeve të Theresa May me krerë të Bashkimit Evropian.

Data e daljes së Britanisë së Madhe është vendosur të jetë 29 mars 2019, mirëpo nëse May nuk do të arrijë një marrëveshje me Parlamentin deri javën e ardhshme, data do të shtyhet për në 22 maj, për t’i dhënë kohë për të kaluar legjislacionin e nevojshëm.

Të ngjashme