Miliarderi japonez mendon se pozita e shefit ekzekutiv iu përshtatet më shumë grave

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Themeluesi i kompanisë së shitjeve me pakicë Uniqlo në Japoni, Tadashi Yanai, ka thënë se ai do të preferonte që pasardhësi i tij si kreu i kompanisë të ishte femër. Perandoria e rrobave e zotëruar nga 70-vjeçari, Fast Retailing është pjesë e zinxhirit Uniqlo, ku Yanai dhe familja e tij zotërojnë 44 për qind të aksioneve, duke bërë që vlera e tyre neto e pasurisë të përllogaritet mbi 30.9 miliardë dollarë.

Miliarderi Yanai është shprehur se për pozicionin e shefit ekzekutiv të kompanisë është më e përshtatshme për një grua duke shtuar se gratë janë këmbëngulëse, të orientuara në detaje dhe kanë sens estetik, përcjell Telegrafi.

Me një mori emrash që përflitet se janë në shqyrtim për pozicionin e kreut të firmës, çdokush do të donte të bashkohej me një perandori të shitjes me pakicë, si Uniqlo me fitim operativ prej 2.3 miliardë dollarë.

Më 3 shtator, Fast Retailing njoftoi se shitjet në dyqanet e veshjeve Uniqlo në Japoni u rritën 9.9 për qind në muajin gusht, krahasuar me një vit më parë dhe megjithëse shitjet në Azi mbeten të forta, qëllimi i kompanisë është zgjerimi në tregjet amerikane, ku aktualisht ka 50 të tilla, por synohet që numri të arrijë në 1,000.

Ndërsa bisedimet për shefin ekzekutiv të ardhshëm të Uniqlo intensifikohen, kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ka folur për nevojën për të adresuar forcën punëtore të vendit dhe një pjesë e kësaj ka të bëjë me cilësinë më të lartë të punës dhe pozicionet më të larta për gratë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme