Ministri Abrashi vizitë në “Infrakos”, prioritet modernizimi i infrastrukturës hekurudhore

????????????????????????????????????
Prishtinë | 07 Kor 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, për tu informuar rreth projekteve që  janë duke u realizuar dhe gjendjen e linjave hekurudhore në Kosovë.

Ministri Abrashi tha se që nga java e ardhshme do të intensifikohet bashkëpunimi në mes të institucioneve përgjegjëse dhe “Infrakosit” për përfundimin më të shpejtë të punimeve në linjën e 10 hekurudhore, si dhe realizmin e projekteve tjera.

Ministri bëri të ditur se modernizimi i hekurudhave, rritja e transportit hekurudhor, shtimi i dinamikës së punës, rehabilitimi i linjave ekzistuese dhe ndërtimi i të rejave do të jenë prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të “Infrakos”, Xhevat Ramosaj e njoftoi ministrin për punën e kësaj ndërmarrje dhe linjat hekurudhore që janë duke funksionuar në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme