Ministri Bedri Hamza pret në takim sekretarin e përgjithshëm të MPJ-së të Greqisë Ioannis Brachos

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të shtetit të Greqisë, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë Ioannis Brachos.

Në këtë takim të dyja palët diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe financave ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hamza e njoftoi delegacionin grek për zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për menaxhimin e financave publike, si dhe për reformat fiskale që ka ndërmarr dhe do të merr Qeveria e Kosovës, të cilat mundësojnë dhe ndikojnë në krijimin e kushteve më të mira në të bërit biznes, si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë Ioannis Brachos falënderoi  Ministrin Bedri Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit grek për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, sidomos në aspektin ekonomik dhe  financiar.

Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorja e deritanishme e Greqisë në Prishtinë Constantina Athanassiadou dhe ambasadorja e re e Greqisë në Prishtinë Chryssoula Aliferi.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza falënderoi ambasadoren e deritanishme greke Athanassiadou, për bashkëpunimin që ka pas me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Ministrisë e Financave.

Ministri Hamza, po ashtu i shprehi mirëseardhje Ambasadores së re greke Alifer, dhe e siguroi atë për vazhdimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Financave me Ambasadën greke në Prishtinë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme