Ministri Beqaj: Pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë dhe të rejat

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 15:25 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka vizituar Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK) ku bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë parë punën e të rinjve që po bëjnë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë informative, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Beqaj ka deklaruar se pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë dhe të rejat me shkathtësi të dëshmuar tashmë në fushën e tokologjisë dhe inovacionit.

“Pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë dhe të rejat të shkathta në fushën e inovacioneve, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në krijimin e ekonomisë digjitale. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të përkrahë këta të rinj të cilët janë e ardhmja e vendit”, tha Beqaj.

Në komunikatë bëhet e ditur se kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka deklaruar se qëllimi i themelimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka qenë përkrahja e të rinjve me ide dhe kapacitete inovative, të cilët janë të shumtë.

“Qëllimi i themelimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka qenë përkrahja e të rinjve dhe të rejave të talentuara në fushën e inovacioneve dhe teknologjisë dhe kjo. Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit. Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik. Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative ”, tha Veseli.

Vizita është realizuar në ngjarjen “Kosova Digjitale-Open Day” që është organizuar nga ICK në kuadër të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ministri Beqaj dhe Kryetari Veseli kanë bashkëbiseduar me të rinj dhe të reja, të cilët kanë prezantuar punën e tyre kreative dhe inovative.

“Idetë inovative e këtyre të rinjve kanë ndikuar në krijimin dhe vendeve të punës dhe rritjen e numrit të punësuarve në shumë kompani.”, përfundon komunikata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme