Beqaj: Të rinjtë nuk janë vetëm liderët e së nesërmes. Ata janë liderët e së sotmes dhe së ardhmes

Prishtinë | 27 Nën 2018 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj po merrë pjesë në Samitin e 9-të të Bosforit që po mbahet në Stamboll. Në fjalën e tij në panalin “Liderët e rinj”, ministri Beqaj në emër të Republikës së Kosovës ka theksuar se si shteti më i ri në Evropë dhe me popullatën më të re në moshë, Kosova e ka shumë të rëndsësishme përfshirjen e rinisë në vendimmarrje dhe rolin aktiv të saj në shoqëri.

“Shpesh kemi dëgjuar që të rinjtë janë e ardhmja. Ata janë liderët e të  sotmes dhe së ardhmes”, tha ministri Beqaj në Samitin e 9-të të Bosforit në Stamboll të Turqisë.

Ai po ashtu ka folur edhe për perspektivën ekonomike të Kosovës dhe për mundësitë e saj për zhvillim, duke pasur parasysh popullatën e re dhe të shkathtë, karshi trendeve glogale të teknologjisë dhe ekonomisë dixhitale.

Samiti i 9-të i Bosforit po mbahet nën patronatin e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe organizohet nga “Platforma e Bshkëpunimit Ndërkombëtar – ICP”, me temën “Paqe dhe zhvillim i qendrueshëm për të gjithë”. Pjesëmarrës janë politikbërës dhe ndërmarrës nga të gjitha kontinentet.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme