Ministri Damka thotë se po punojnë që t’i zhdukin pabarazitë rajonale

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 11:38 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Rajonal, dhe Agjencia e Zhvillimit Rajonal kanë promovuar dokumentin “Strategjia për Zhvillim Rajonal”, bashkë me përfaqësues të komunave, dokument ky që përfshin strategjinë dhe zhvillimin e rajoneve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvilimit Rajonal, Fikrim Damka tha se po mundohen që përmes këtyre dokumenteve të hartojnë strategji dhe plane që të zhdukin pabarazitë rajonale.

“MZhR-ja po vazhdon aktivitetet e saj në realizimin e punëve dhe mund të them se ka arritur progres në hartimin e strategjive dhe hartimin e grupit për zhvillimin rajonal. Me politikat e zhvillimit rajonal mundohemi që të zhdukim pabarazitë rajonale”, tha Damka.

Arbnor Sadiku, mga kjo ministri tha se në kuadër të këtij dokumenti është paraparë strategjia dhe plani i veprimit, duke përfshirë këtu pabarazinë rajonale ndërmjet rajoneve të caktuara.

“Ky dokument ka të bëjë me disa aspekte në të cilën janë paraparë strategjia dhe plani i veprimit duke përfshirë këtu pabarazinë rajonale në mes të rajoneve të ndryshme”.

Të ngjashme