Ministri Hasani premton mbështetje për investitorët kroatë

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 21:24 | Nga

Kosova dhe Kroacia do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira në fushën e Tregtisë dhe Industrisë.

Kështu është thënë në takimin njoftues që ka pasur sot ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani me ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapinatoviq.

MTI dhe Ambasada kroate në Prishtinë janë shprehur të gatshëm që shumë shpejt të organizojnë një konference në të cilën do të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Kroacisë dhe në të cilën investitorët kroat do të marrin informacionet e duhura.

Kjo është bërë me dije nëpërmjet një komunikatë të lëshuar nga Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu sipas komunikatës ministri Hasani e ka njoftuar ambasadoren lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie.

Ndërsa, ambasadorja Kapitanoviq, e ka falënderuar ministrin Hasani, për pritjen dhe informimin e objektivave të MTI-së për këtë mandat qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme