Ministri Hoti kërkon nga kryetarët e komunave të kenë kujdes me buxhetin

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 15:28 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të jenë më të kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit të komunave.

Ai ka theksuar se ka shpenzime kapitale të cilat nuk reflektohen drejtpërdrejt në buxhetin e komunave.

“Vazhdojmë të jemi strikt sa i përket shpërndarjes së buxhetit tek shpenzimet për paga dhe investimet kapitale për të ruajtur raportin në funksion të promovimit të zhvillimit ekonomik”.

“Kërkoj nga ju që të jeni shumë më racional sa i përket shpenzimit të buxhetit për shpenzimet rrjedhëse, sidomos për shpenzimet kapitale, sepse kemi iniciativa për shpenzime  dhe racionalizim të këtyre shpenzimeve, të cilat nuk po reflektohet drejtpërdrejt në buxhetin e komunave”.

“Kemi trashëguar shumë anomali nga e kaluara në shpërndarjen e buxhetit nëpër komuna…”, ka thënë Hoti.

 

Të ngjashme