Ministri Krasniqi priti përfaqësuesit e Agjencisë Austriake për Zhvillim

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ministri Krasniqi theksoi se në takim kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në veçanti për fushën e ekonomisë, për digjitalizimin e regjistrimeve të bizneseve në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, si dhe për ofrimin e shërbimeve digjitale për Ndërmarrjet Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM).

Ministri Krasniqi është shprehur se është i përkushtuar për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin me Agjencinë Austriake për Zhvillim për t’i mbështetur projektet dhe iniciativat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të zhvillimit të bizneseve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme