Ministri Krasniqi takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës “ProIn”

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës “ProIn” për të biseduar rreth masave të marra, për shkak të pandemisë, nga institucionet qeveritare të Kosovës.

Ministri Krasniqi, pasi që i dëgjoi hallet që ata i shfaqen rreth hapjes së organizimit të dasmave dhe ahengjeve, u zotua se këtë çështje do ta diskutojë me të gjithë mekanizmat qeveritarë për mundësinë e rihapjes së këtyre organizimeve, por gjithherë duke u mbështetur në vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Po ashtu, ministri Vesel Krasniqi vlerësoi se kërkesat e Shoqatës së Hotelierëve të Kosovës do të trajtohen në afatin optimal në mënyrë që të qartësohet kjo çështje. Ai gjithashtu ritheksoi se gjithherë do të jemi në mbështetje të bizneseve.

Të ngjashme