Ministri Krasniqi viziton AUV-in: Do të jemi në shërbim të mirëqenies e shëndetit të qytetarëve

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 14:24 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi me rastin e Ditës Botërore të Akreditimit ka vizituar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ku u prit nga kryeshefi i AUV-it, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha se si ministër është i përkushtuar që t’i ofroj mbështetje kësaj agjencie në shërbim të mirëqenies dhe shëndetit të qytetarëve.

“Vendi ynë ka arritur të ketë shumë laborator, në këtë formë ne jemi pjesë e shumë organizatave me të cilat është kërkuar dhe kemi përmbushur standardet e MSA-së”.

“Unë si ministër do të kem fokus të veçantë, në të ardhmen do të jemi në shërbimin e juaj do të jemi në shërbim të qytetarëve”.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV-it Valdet Gjinovci, tha se koordinimi institucional është në nivelin e duhur dhe se fokus i tyre është rritja e kapaciteteve laboratorike dhe trajnimi i stafit, raporton EO.

“Përmirësimi dhe rritja e sigurisë ushqimore është e lidhur ngushtë me ngritjen e laboratorëve, pjesë e kësaj është që laboratorët të jenë të akredituara”.

“Fal mbështetjes se donatorëve është mundësuar rritja e kapaciteteve laboratorike dhe trajnimi i stafit”, tha ai.

Të ngjashme