Ministri Kuçi në kohë rekord procedon mbi 37 milionë euro ndihmë për bizneset

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të zbatimit të Planit i aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës  për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) ka ekzekutuar sot pagesën e parë në kohë rekorde në përkrahje financiare për bizneset e vendit.

Vendimi i qeverisë për mbështetje ndaj bizneseve ka ardhur si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Shuma e cila është ndarë në këtë kategori arrin vlerën e 60 milion euro subvencione ku gjatë ditës së sotme nga MEA është ekzekutuar pagesa e parë prej 37,710,730 milionë euro për 15.745  biznese të cilat i kanë plotësuar kushtet në këtë fazë sipas programit për rimëkëmbje ekonomike.

Pjesa tjetër e vendimit do të zbatohet në ditët në vijim ku do të përfitojnë të gjitha bizneset të cilat kanë aplikuar sipas kritereve të parapara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme