Ministri Lluka në diplomimin e “Cacttus Education”, teknologjia informative ndër sektorët më premtues

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 16:25 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Cacttus Education” ka organizuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se teknologjia është pjesë e rëndësishme e kohës tonë derisa kujtoi disa nga momentet e shkollimit të tij para universitetit, raporton EkonomiaOnline.

“Puna ime e parë ishte me dizajn grafik. Pas luftës hapëm një internet kafe, me një mik. 10 euro ka qenë ora dhe kurrë s’kam fitu më shumë. Shkencat kompjuterike ka mbetur profesion i imi i pëlqyer. Nëse dikush m’pyet se cilët janë sektorët më premtues: janë teknologjia informative dhe energjia. Sot, çdo gjë është e lidhur me teknologjinë”, tha Lluka, para të pranishmëve.

“Si ministri ka shumë projekte qe kapin teknologjitë informative, siç është projekti për përmirësimin e infrastrukturës së internetit në Kosovë. Projekti tjetër është IPA 2020 që parasheh digjitalizimin e bizneseve në Kosovë”.

“Ju jeni me të vërtet në rrugën e duhur sa i përket zhvillimit të shkathtësive”, shtoi ministri.

Besim Ilazi, drejtor ekzekutiv i “Cactus Education”, tha se edhe diplomimi i këtyre nxënësve tregon për sukseset e kësaj shkolle.

“Sot kemi për çka të festojmë. Sot 80% e juve e keni arritur atë që shumica e moshatarëve tuaj nuk kanë arritur . Kjo është pjesë e hyrjes në pjesën e të rriturve sepse njeriu rritet kur bëhet zoti i vetes. Kur e kemi themeluar këtë shkollë, ne kemi thënë që do t’iu mësojmë, që të jeni të aftë të hyni në punë dhe këtë e keni arritur”.

“Shpresoj që në radhë të parë, në jetë gjërat janë të mundshme mirëpo, suksesi nuk vjen vetë, ju duhet ta ndiqni. Nuk është kjo shkolla e vetme që ju do ta kryeni… Me mësim edhe me punë do të arrini edhe shumë ëndrra tjera”, deklaroi Ilazi.

Studenti, Granit Alaj, ndau me të pranishmit disa nga momentet më të mira gjatë studimeve në Cactus Education, derisa porositi të rinjtë që të mos luftojnë vetëm për diplomë mirëpo për dije dhe shkathtësi.

“Unë kur erdha në Prishtinë fillova studime në Fakultetin Teknik, mirëpo gjërat që i mësonim mbesin vetëm në letër. Gjatë studimeve mësuam edhe për tregun e punës, të jemi të gatshëm të përballemi me tregun. Tek të rinjtë lufta e madhe është për diplomë, mirëpo po harrojmë që diploma nuk na gjenë punë,” është shprehur Alaj.

Të ngjashme