Ministri Lluka sqaron “tenderin për makiato”

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka reaguar ndaj shkrimeve se kabineti i tij ka shpenzuar 100 mijë euro në kafe gjatë mandatit të tij.

Lluka ka sqaruar se buxheti që shpenzohet për kafe është rreth 500 euro, derisa thotë se ky buxhet shpenzohet për takime dhe pritje të mysafirëve, shkruan Ekonomia Online.

Ministri Lluka duke ironizuar ka shkruar se tash e 10 vite nuk konsumon makiato kurse bambin që 30 vite.

Ndër të tjera, Lluka ka shkruar që sipas Drejtorit të Prokurimit dhe Sekretarit të Ministrisë, është ministria me më së paku harxhime në tërë Qeverinë e Kosovës.

Kujtojmë se sot gjatë ditës disa media kanë shkruar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shpenzuar 100 mijë euro për makiato dhe bambi.

Postimi i plotë i Llukës në Facebook:

Për dhe rreth tenderit per makiato dhe bambi me vlerë prej 100,000 EUR në MZHE ☕️🧃🥛Edhe pse fillimisht nuk desha te…

Gepostet von Valdrin Lluka am Freitag, 17. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme