Ministri Lluka “trishtohet” nga tymi i Obiliqit

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë, Valdrin Lluka ka thënë se ndihet i trishtuar lidhur me ndotjen e ambientit në Komunën e Obiliqit, shkruan Ekonomia Online.

Lluka njoftoj se ky tym është shkaktuar nga kazani i bllokut A3 i cili sipas tij që katër muaj ka qenë në remont.

Ministri Lluka ka lutur qytetarët e rajonit të Obliqit që mos të dalin në ambientet e hapura gjatë këtij procesi 3 orësh.

Postimi i plotë i Llukës:

I trishtuar nga kjo foto që morra nga Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, menjëherë e kontaktova Drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqi, për të kuptuar arsyen e kësaj ndotje ambientale.

Nga KEK kuptova që ky tym ndodhë për shkak të pastrimit të kazanit të bllokut A3 i cili për 4 muaj ka qenë në remont dhe tani, pas përfundimit të remontit dhe para fillimit të punës, duhet të bëhet pastrimi i cili zgjatë për 4 ditë me rreth 3 orë ne ditë. Është proces i pa shmangshem për teknologjinë e vjetërsuar të këtij termocentrali.

Ju lutem qytetarëve në rajonin e Obiliqit që gjatë kësaj kohe 3 orëshe kur fillon procesi, të kufizojnë daljet në ambiente të hapura.

Si ministër përgjegjës për sektorin energjetik, ju kërkoj ndjesë për këtë pamje dhe proces të nevojshëm.

Nga ana tjetër pozitive, në përgatitje për dimër, një bllok shtesë të Kosovës A do ta kemi në dispozicion që do të ofroj stabilitet energjetik për vendin.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Të ngjashme