Ministri Murati: Është bërë pagesa e shtesave për fëmijë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë

Murati ka shkruar në Facebook se 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese. 831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, ka shkruar Murati.

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10159743662515522


Të ngjashme