Ministri Shala takohet me inspektorët komunalë, sfidë mbetet veriu

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 15:56 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, është takuar me drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale, raporton Ekonomia Online.

Shala para tyre ka paraqitur punën e bërë prej se ka marrë mandatin, përderisa inspektorët kanë kërkuan bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen.

Shala shtoi se prioritet vendosur mbrojtjen e konsumatorit dhe përmes kësaj rritjen e cilësisë së produkteve.

“Arsyeja e këtij takimi është të bashkëbisedojmë për të gjetur mënyrën më të mirë për bashkëpunon të inspektoratit MTI, inspektoratit të veterinarisë. Prioritet e kam vendos mbrojtjen e konsumatorit dhe përmes kësaj cilësinë e produkteve”.

“Zbatimi ligjeve, krijimi infrastrukture të nevojshme për produkte cilësore, mbrojtjen e promovimin e produkteve vendore dhe mbrojtjen e konsumatorit tonë. Deri tash i kam marrë disa vendime, për të ardhmen e gjeneratave tona. Mund të nxjerrim ligje e vendime por mënyra e vetme që ato ligje të jetësohen, mbrojtjen edhe angazhimi juaj”.

“Ky takim i sotëm është që me ndihmën e juaj, ta kenë më të lehtë zbatimin e këtyre ligjeve në secilën komunë. Ligji për Inspektoratin e Tregut që ka hy në fuqi në vitin 2010 dhe nderi tash nuk ka gjetur zbatim”.

“Prej 36 inspektorate ky numër do zvogëlohet në 15-16. Ata do bashkohen sipas fushave që i përkasin. Ne si MTI ju ftojmë të bashkëpunojmë që ta shpejtojmë këtë proces, ta realizojmë sepse nuk ka kohë të humb me këtë çështje”.

“Gjatë kohë sa unë e udhëheq MTI, rëndësi, fokus do ta kemi inspektoratin e tregut. Kam kërkuar që ta rrisë numrin e inspektorëve në treg, por për ta realizuar këtë, duhet edhe ndihma juaj. Ne i kemi tash vetëm 22 inspektorë”.

Valdet Gjinovci, kryeshef në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), kërkoi koordinim të aktiviteteve në mënyrë që prodhuesit të jenë konkurrentë me produktet që vijnë nga importi.

“Të koordinohemi me aktivitete që kanë të bëjnë me produkte ushqime me qëllim që produktet që ofrohen të jenë të sigurta. Pa mbështetjen tuaj, inspektorëve dhe stafit tuaj nuk do ishte e lehtë të avancohen vetë prodhuesit e vendit për tu bërë konkurrentë me produktet që vijnë nga importi”.

Kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla, ka thënë se bashkëpunimi mes inspektoratit dhe organeve të tjera kompetente është në nivel dhe se fokusi i tyre është promovimi sa më i madh i produkteve vendore.

Ai ka thënë se inspektimet në veri do të ketë shumë shpejtë një vizitë, edhe pse pranon se në këtë pjesë kanë probleme.

“Jemi duke punuar në atë drejtim dhe shumë shpejt do ta zgjidhim atë problem. Brenda muajit do ta kemi një vizitë në komunat e veriut”.

Nikollë Domgjoni udhëheqës i sektorit të tregut nga komuna e Prizrenit, tha se nuk po zbatohet Ligji për Inspektoratin.

“Bashkëpunim MTI dhe inspektoratit komunal funksionon. Ligji për inspektoratet e tregut nuk zbatohet dhe për rrezikshmërinë dhe nuk zbatohen të gjithë na thërrasin natën dhe ditë dhe nuk na mbron. Për çështjen e rrezikut jam duke e përgatitur kërkesën për t’ia paraqitur Qeverisë”.

Blerim Hyseni, shef i inspektorëve të tregut nga Mitrovica, tha se kanë probleme sidomos me vonesën e shqyrtimit të lëndëve në gjykata.

“Në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë, marrim vendime me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Ne kemi lëshuar njoftimin për ndalimin e duhanit. Këtë e kemi arritur bukur mirë. Kemi paqartësi në ekzekutim, kemi probleme teknike deri te përfundimi i procedurave, sidomos me gjykatat”.

“Gjendja në Mitrovicë është e mirë, 90% e kërkesave të qytetarëve i kemi plotësuara. Neve na mungon te legjislacioni, masa ndëshkimore”.

Afrim Krasniqi, Drejtori i Inspektoratit në Fushë Kosovë, tha se ka munguar bashkëpunimi, raporton EO.

“Bashkëpunimi ka munguar, koordinimi pothuajse hiq. Mundem me të garantuar se asnjëherë inspektorë të MTI nuk kanë qenë në Fushë Kosovë”.

Nevzat Rushiti, nga Inspektorati i Gjilanit, tha se kjo është një nga komunat e para që ka hap zyrën për mbrojtjen e konsumatorit.

“Ne kemi katër inspektorë me përvojë. Na shqetëson pak që ne kërkojmë lidhje të ngushë me inspektorë dhe me juve. Kemi pasë urdhër të bëjmë kontroll të produkteve bimore dhe ne e kemi bërë, ndërkohë kemi pasë vërejtje nga sektorët e bizneseve. Gjilani është një nga komunat e para që ka hap zyrën për mbrojtjen e konsumatorit”.

Në fund ministri dha tri konkluzione të dala nga ky takim, raporton EO.

“E para, të merrni  përgjegjësinë ju si inspektorat me AVUK dhe të gjithë që kanë inspektorate, me organizuar një trajnim për inspektorat e drejtorive. Ne marrim përsipër trajnimin në fushën që e mbulojmë ne. Kjo nuk i kushton as buxhetit të Kosovës”.

“E dyta, MTI me marrë përsipër, kryeinspektor me organizuar një takim një herë në muaj, kryeinspektor i AVUK, drejtorët e inspektorëve komunale”.

“E treta, kërkoj nga inspektorati që tek çështja e lodrave, komplet analizat, rezultatet, t’iu dërgohen drejtorëve të inspektoratit komunal dhe ata të marrin masa”.

Të ngjashme