Ministri Veliu do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore.

Pranimin e këtij donacioni do ta bëjë ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu.

Kjo ceremoni do të mbahet nesër, më 11 gusht duke filluar nga ora 10:00 para objektit qendror të MPB-së.

Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.

Të ngjashme