Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit u mundëson 12 komunave furnizim me pajisje të TI për shkolla

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka nënshkruar memorandum me 12 komuna për financimin e projektit “Furnizim me pajisje të TI për shkollat”, raporton Ekonomia Online.

Kuçi tha se kjo marrëveshje është në kuadër të programit për inovacion. Ai madje u ka bërë thirrje edhe kryetarëve të komunave të tjera që të jenë pjesë e këtij projekti.

“Duke pasur parasysh atë që çdo komunë i ka specifikat e veta dhe në këtë kuptim kemi bart mundësitë te kryetarët ashtu që ata t’i zgjedhin shkollat e mesme nëpër komunat e tyre dhe të zgjedhin pajisjet që janë më se të nevojshme. Pra, kjo marrëveshje është marrëveshje e nënshkruar nga MEA dhe 12 komunat e Republikës së Kosovës. Po ashtu njoftoj edhe kryetarët e komunave  tjera shpresoj që në një të ardhme shumë të afërt, varësisht nga disa rrethana buxhetore do të vazhdojmë me financim”, ka thënë ministrit Kuçi.

Imri Ahmeti, kryetar i Bordit Asociacionit të komunave, ka falënderuar të gjithë angazhim të përbashkët.

“Në momentin më të mirë komunat do t’i shfrytëzojnë për t’i pajisur me kompjuter. Është angazhim i qëlluar”.

Të ngjashme