Ministria e Financave ndan 500 mijë euro për AKI-në

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 12:09 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe propozim-vendimin për projektin “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të Kombit, Arsim Jashari”.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tregoi se shuma që ndahet për AKI-në është 500 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

“Në bazë të nevojave dhe kërkesave të AKI-së ndahet shuma prej 500 mijë euro. Mjetet merren nga Ministria e Financave, nga kategoria e subvencioneve”.

Ndërsa për ngritjen e monumentit për dëshmorin Jashari, ministri Hamza tha se Komuna e Mitrovicës ka kërkuar 88 mijë e 500 euro, raporton EO.

“Komuna e Mitrovicës ka kërkuar ndarjen e e 88 mijë e 500 eurove për monumentin kushtuar Dëshmorit të Kombit, Arsim Jashari”.

Të ngjashme