Ministria e Financave nënshkruan marrëveshje nën-huazimi në vlerë prej 5 milionë euro me Ndërmarrjet Publike

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje nën-huazimi në vlerë prej 5 milionë euro me Ndërmarrjet Publike.

Këto mjete pritet t’u ndihmojnë Ndërmarrjeve Publike në rimëkëmbjen e tyre pas vështirësive financiare me të cilat janë përballur nga rënia e të hyrave, si rezultat i pandemisë COVID-19.

“Në kuadër të Masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për Mbështetjen e Ndërmarrjeve Publike, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike: Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU Prishtina dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjet e nën-huazimit në vlerë totale prej rreth 5 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se “Marrëveshjet e nën-huazara nga MFPT tek Ndërmarrjet Publike kanë të njëjtat kushtet financiare me Marrëveshjen Financiare të Kredisë së Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale, që nënkupton që kushtet e volitshme financiare u barten edhe Ndërmarrjeve Publike”.

Të ngjashme