Ministria e Financave tregon se çka foli Murati me drejtorin e Bankës Botërore

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Hekuran Murati, ministër i Financave e ka pritur në takim Hayrettin Demircan, drejtor ekzekutiv i Bankës Botërore.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Demircan në Kosovë.

“Murati ka falënderuar Demircan për bashkëpunimin e suksesshëm me Bankën Botërore gjatë këtyre viteve, duke vënë theks në mbështetjen e Bankës ndaj reformave strukturore e ekonomike në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“Nga ana e tij, Demircan u shpreh se Republika e Kosovës edhe më tej po dëshmon menaxhim të mirë ndaj krizave të viteve të fundit, ku edhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Bankës në fusha me interes të veçantë për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Po ashtu të dy palët u pajtuan se sektori privat luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshem ekonomik të vendit, prandaj, IFC si pjesë e Grupit të Bankës Botërore do të shikojë mundësitë e rritjes së mbështetjes edhe për sektorin privat. 

Të ngjashme