Ministria e Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagesat e mbetura

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës gjatë të hënës ka miratuar në lexim të parë buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

E për këtë, Ministria e Financave ka falënderuar deputetët e Kuvendit, për mbështetjen.

Mirëpo pagesat nga Pakoja Emergjente nuk mund të merren pa u miratuar në lexim të dytë.

Kështu ka bërë të ditur kjo Ministri përmes një komunikate për medie.

“Ministria e Financave njofton opinionin se menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore”, thuhet në këtë komunikatë.

Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës, ka miratuar në lexim të parë buxhetin e rishikuar për vitin 2020 me 68 vota pro.

Të ngjashme