Ministria merr vendim për fillimin e hetimeve për importin e ëmbëlsirave e biskotave nga Serbia

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 11:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e e produkteve konditorike, raporton Ekonomia Online.

Këto produkte përfshijnë ëmbëlsirat dhe biskotat e importuara nga Serbia, sipas kodit Neditarik HS1905.

Sipas saj, në këtëpërfshihen një gamë e gjerë të produkteve.

“Në mbështetje të nenit 92, për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërorë, miratohet rekomandimi i departamentit të tregtisë për hapjen e hetimeve zyrtare për importet e produkteve konditorike, ëmbëlsirave, biskotave të importuara nga Serbia”, tha ajo.

Tutje, ministrja Hajdari e ka arsyetuara këtë vendim që tha se po bëhen në mbrojtje të prodhuesve vendës.

“Pas konsultave me komisionin vlerësues të masave mbrojtëse në importe, inicion hetimin për importimin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave e biskotave, ku në bazë të analizave preliminare produktet e importuara nga ky shtet janë në sasi të rritur dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendës”.

“Gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti importi i këtyre produkteve përbën 29 për qind të importit total, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa eksporti i Kosovës në Serbi për të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit 2020 dhe 2021, është vetëm 1 për qind nga eksporti total i këtyre produkteve nga Kosova”, tha ajo.

Të ngjashme