Ministrit Hasani i duket e vogël mostra 3 për qind për kontrollin e cilësisë së naftës

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 09:08 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vlerësuar se mostra prej 3 për qind që merret për kontroll të cilësisë së naftës është e ulët, shkruan sot Koha Ditore.

Për Hasanin kontrolli që aktualisht u bëhet derivateve të naftës është jocilësor. Sipas tij, mostra që merret për kontroll duhet të rritet ashtu siç ka thënë, se duhet të rritet edhe kontrolli cilësor i këtij produkti.

Që nga prilli i vitit 2017, kontrollin e cilësisë së naftës e kryen Dogana e Kosovës. Sipas përfaqësuesve të Doganës, mostra që merret aktualisht është standard i të gjitha shteteve evropiane. Ata kanë thënë se laboratori i Doganës është i vetmi në Kosovë që është i pajisur me dy instrumente për matje të sulfurit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme