Ministrja Hajdari del në “patrollim” edhe për çmimet e naftës, ka një paralajmërim

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se së bashku me këshilltarin për inspektime, Kushtrim Dakaj, ushtruesin e kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, kanë vizituar pikat shitëse të derivateve, ku edhe është njoftuar nga afër për çmimet aktuale në tregun kosovar.

Hajdari ka shkruar në Facebook se bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës dhe mirëfunksionimi i tyre është gjithmonë prioritet i Qeverisë.

“Njëkohësisht angazhohemi në zbatimin e masave që kemi ndërmarrë sipas ligjit, për krijimin e ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes në Kosovë, përfshirë mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme