Ministrja Hajdari e arsyeton shkarkimin e menaxhmentit të Postës

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari  ka mbajtur konferencë për medie.

Hajdari gjatë konferencë ka thënë se shkarkimi i menaxhmentit të Postës, ishte në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike, raporton Ekonomia Online.

“Sot Bordi i përkohshëm ka bërë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv dhe ky shkarkim është bërë në përputhje me ligjin për ndërmarrjeve publike. Ndërmarrja kishte degraduar në tri vitet e fundit”, tha ajo.

“Posta e Kosovës ka planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulente dhe konkretisht. Kjo konsulentë që është marr nga posta është pikërisht për shërbimet e rregullta dhe nuk ka qenë diçka specifike dhe ne si qeveri jemi të obliguar që ndërmarrja publike të veproje sipas ligjeve dhe detyrat që kemi për keqmenaxhimin e parasë publike. Gjithçka që është marr janë marr nga bordi  i përkohshëm”, tha Hajdari.

Deri në 2 milionë euro humbje, tha Hajdari, në vitin e fundit ka pasur humbje Posta.

“Për më tepër Posta e Kosovës kishte marrë opinion nga zyra kombëtare e aludimit. Aty thuhej se ishte më e keqja ndër vite. Po ashtu Posta e Kosovës ka planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulente. Kjo konsulencë që është marrë nga Posta është për shërbime të rregullta, dhe s’ka pasur konsulencë specifike”, tha Hajdari.

“Ne si Qeveri jemi obliguar të reagojmë shpejtë për të ndalur keqmenaxhimin e parasë publike. Gjithçka që është marrë nga Bordi i Përkohshëm është bërë në përputhje me ligjin”, tha tutje ajo.

Mentor Arifaj, anëtar i Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës”, tha se Bordi i Përkohshëm ka marrë vendim për shkarkim për shkak të shkeljeve të shumta ligjore që janë bërë në Postë.

Ai tha se AKK-ja e ka bërë publike raportin për Postën ku janë rreth 17 gjetje.

Arifaj, ndër tjera, theksoi se në raport thuhet se kontrolli mbi menaxhimin financiar në Postën e Kosovës nuk janë në nivelin e duhur.

Rreth viteve 2012-2018, tha Arifaj, janë 19 milionë euro humbje në vazhdimësi në “Postën e Kosovës”.

Mentor Arifaj, anëtar i Bordit të Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës”, ka thënë se Bordi ende s’ka marrë ndonjë vendim për pagat.

“Punësime familjare nuk do të ketë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme