Ministrja Hajdari takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Austriake

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari së bashku me Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj, kanë vizituar Odën Ekonomike Austriake (WKO), ku janë pritur nga zëvendëspresidenti i WKO-së, Philipp Gady si dhe drejtori i Odës për Evropën Juglindore, Gred Dückelmann – Dublany.

Gjatë takimit është biseduar kryesisht për fushën e Teknologjisë së Informacionit (TIK) dhe atë të energjisë, të cilat ofrojnë hapësirë për zhvillim të kapaciteteve vendore me investime të huaja.

Zëvendësministri Arifaj dhe ministrja Hajdari i kanë njoftuar të pranishmit me zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe potencialin që ofron Kosova për investime të bizneseve austriake si dhe për rritjen të marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve.

Zëvendëspresidenti i WKO-së, Gady shprehi interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe konkret me Kosovën. WKO gjatë takimit i ofroi Kosovës mundësinë për t’u përfshirë në projektin e tyre për near-shoring.

Pas takimit kanë vazhduar takimet B2B, ku përfaqësuesit e bizneseve kosovare dhe austriake kanë pasur hapësirën konkrete per t’u rrjetëzuar dhe formuar bashkëpunim në fushat e tyre. Bashkëpunimi do të vazhdojë gjatë vizitës së bizneseve austriake në Kosovë që parashihet për pranverën e 2022-tës

Të ngjashme