Ministrja Hajdari: USAID-i do ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë dhe të bërit biznes

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka pritur në takim drejtoreshën e misionit USAID në Kosovë, Lisa Magno dhe stafin përcjellës.

Ministrja Hajdari ka theksuar se USAID-i është njëri nga partnerët që do ta ndihmojë Kosovën në fushat të rëndësishme, atë të energjisë dhe të bërit biznes.

Ministrja ka vlerësuar mbështetjen e USAID-it që i ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon t’ia japë, duke thënë se bashkëpunimi do të thellohet.

Ndërsa Magno uroi ministren për detyrën e re, duke i shprehur gatishmëri që ta vazhdojë mbështetjen për vazhdimin e mëtutjeshme të projekteve.

Të ngjashme