Ministrja Rizvanolli ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës: Duhet të bëjmë maksimumin që të kursejmë energjinë

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, konkretisht Termocentralin “Kosova A”.

Nga aty, ministrja Rizvanolli tha se ka parë nga afër punën që po bëhet këtu, për të cilën tha se ekipet kanë arritur ta rikthejnë në punë bllokun A3.

“Falënderoj ata që ditë e natë në mënyrë që të kemi furnizim me rrymë në këto dit të vështira. Ne e kishim planifikuar këtë vizitë qysh nga e premte për ta parë situatën dhe riparimin e bllokut A3, dhe e dëgjuam mengjes se ky bllok është riparuar falë punës së ekipës.

Çdo ditë megavat që krijojmë, është absolut puna më e vlefshme që bëjmë në Kosovë”, tha ajo.

“Siç u informuam se njësia A4 të kthehet në operim në ditët e para të tetorit dhe besojmë se kjo kohë e rikthimit të kthehet më shpejtë, siç ndodhi me rikthimin e bllokut A3. Duhet në maksimum që të kursejmë sa më shumë. Kemi filluar si qeveri me masa detyruese për institucionet publike”, tha ajo. Si masë që do ta ndërmarrim si Qeveri është ndalimi i eksportit të peletit dhe lëndëve tjera, duke qenë se situata në treg ka treguar për një ngritje të çmimeve kohëve të fundit”, tha ajo.

Ministrja Rizvanolli tha se dimri do të jetë i paparashikueshëm në aspektin energjetik, që sipas saj po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë.

“Aktualisht jemi në një situatë shumë të mirë sepse nuk është ftoftë që të harxhojmë rrymë për ngrohje e as shumë nxehtë për të përdorur klimën. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kriza në nivel botëror është shumë më e madhe për shkak të luftës në Ukrainë, pra e bëjmë dimrin e paparashikueshëm dhe jo vetëm për gjithë botën. Shpresojmë që masat që do ti ndërmarr BE do të ndikojnë edhe tek ne”, tha tutje ajo.

Të ngjashme