Minitri Murati ka një njoftim për subvencionimin e kredive

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hekuran Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.

“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.

Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, ka shkruar Murati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme