MINT sivjet me 3 milionë € grante – Hajdari: Do të përkrahen prodhuesit e bizneset e reja

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 14:37 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, në një konferencë për medie ka njoftuar për lansimin e tri skemave të granteve për përkrahje të ndërmarrjeve, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ajo tha se qëllim kryesor kanë që përmes këtyre granteve të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizuar sektorin privat.

Veç këtë vit tha se janë ndarë 3 milionë euro ku do të përfitojnë prodhuesit, bizneset e reja, do të nxiten investimet etj.

“Jam këtu bashkë më kolegët e mi për të njoftuar të gjithë për aktivitetet e fundit të kësaj ministrie respektivisht për ndarjen e tri grand skemave për përkrahje të NMVM-ve”.

“E gjithë kjo ndihmë është për krijimin e vendeve të punës dhe më gjerë. Bazuar në objektivat strategjike të programit qeveritar japim këtë përkrahje përmes kësaj ministrie që të fuqizojmë sektorin privat”.

“Sa i përket grandeve këtë vit kemi ndarë nga buxheti mjete prej 3 milionë eurove. Kemi qëllim për përkrahjen e të gjithë sektorëve dhe të zvogëlojmë deficitin tregtar, të rrisim investimet dhe eksportin”.

“Fushëveprimtarit që do të përkrahin janë prodhuesit. Do të përkrahim bizneset fillestare apo start-up dhe ndërmarrësit e rijnë”.

Ajo  poashtu duke i inkurajuar të gjithë që të aplikojnë për grande, ka njoftuar se për aplikim duhet të kyçen në platformën E-Kosova nga 26 gusht deri më 15 shtator.

Sipas Hajdarit kjo është bërë në mënyrë elektronike në mënyrë që tu iket manipulimeve dhe të ketë transparencë më të madhe.

Të ngjashme