Miratohet marrëveshja për zgjerimin e rrjetit të “Termokosit” prej 10 milionë €

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 12:52 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen me qeverinë gjermane, në lidhje me zgjerimin e rrjetit të Ngrohtores së qytetit të Prishtinës.

Në këtë mbledhje është kërkuar nga Ministri i Financave, Bedri Hamza që të themelohet ekipi për negocimin e kësaj marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

Hamza tha se realizimi i këtij projekti kushton 10 milionë euro dhe është grant i financuar nga qeveria gjermane.

“Ky projekt është funksional me ndihmën e donatorëve dhe qëllimi i këtij projekti është zgjerimi i rrjetit të ngrohtores së qytetit në pjesë të tjera të Prishtinës. Ky projekt arrin shifrën 10 milionë euro dhe është grant që vjen si zotim i mbështetjes nga qeveria gjermane”, tha Hamza.

Në mbledhjen e 26-të të qeverisë u vendos edhe për financimin e projektit për ndërtimin e Skemës për Furnizim me ujë në komunën e Ferizajt.

Ministri Hamza për këtë projekt tha se MF është dakorduar me qeverinë asutriake që afatin e harxhimit të fondeve ta shtyjë edhe për 2 vite dhe ta rrisin shumën e kredisë në mënyrë që të realizohen projektet e parapara.

“Marrëveshja me qeverinë austriake ka pas afat kohor për harxhimin e fondeve deri më 31 dhjetor 2016, dhe kemi arrit dakordim që ta rrisim shumën e kredisë dhe ta zgjasim afatin kohor edhe për 2 vitë të tjera”, tha Hamza.

“Kërkesat që kemi pranuar për skemën me ujë në Ferizaj është që sistemi ekzistues të zgjerohet, ku disa prej aktiviteteve përfshijnë ndërtimin e pesë puseve në Talinoc të Epërm, impiantin për trajtimin e ujit të pijshëm, ku vlera e këtij projekti kap shifrën 5 milionë euro”, shtoi Hamza.

Të ngjashme