Mjetet e Trustit pensional u rritën për 74 milionë euro

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht krizës ekonomike në nivelin planetar në saje të pandemisë Covid-19, e që ka “gjynjëzuar” shumë firma të nivelit global, duke shkurtuar kështu mijëra vende të punës,  kjo krizë, s’ka ndikuar në mjetet e menaxhues të Fondit të Kurimeve Pensionale të Kosovës, pasi këto mjete shënuan rritje për  74 milionë euro. E tëra kjo sipas zëdhënësit të Trustit Jeton Demi, ndodhi në saje të  marrjës së masave të hershme në menaxhimin e riskut, si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Demi ka deklaruar për gazetën “Epoka e re”, se deri më datën  21 korrik 2020 janë 334,267 kontribuues aktiv.

Sipas tij, mjetet nën menaxhimin e Trusiti janë rritur për 74 milionë euro.  “Mjetet nën menaxhim janë: 2 miliardë e 39 milionë euro. Mjetet nën menaxhim këtë vit janë rritur për 74 milionë euro krahasuar me fund vitin 2019”, ka thënë Demi.

Sipas Demit, sa u përket investimeve për këtë periudhë, është shënuar progres. “Sa i përket investimeve, për këtë periudhë të vitit kemi kthim pozitiv prej rreth 8 milionë euro, që është një lajm tejet i mirë marrë parasysh periudhën e rëndë nëpër të cilën po kalojmë. Ky rezultat pozitiv vije kryekëput nga marrja e masave të hershme në menaxhimin e riskut, si pasojë e pandemisë së Covid-19. Kuptohet që vitin e kaluar ishim me kthim më të lartë nga investimet, duke e mbyllur vitin 2019 me rreth 160 milionë euro kthim bruto nga investimet, por ishim në kushte krejt ndryshe të tregjeve financiare”, është shprehur Demi.

Rikujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka  miratuar Projektligj për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid-19, e në kuadër të këtij projektligji është inkorporuar edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovë, ku parashihet që qytetarët e Kosovës, t’i tërheqin deri në 10 % të kursimeve të tyre pensionale.

Të ngjashme