MMPH ka 6 zv.ministra, Reshitaj thotë se prej janarit ata angazhohen në punë konkrete

Prishtinë | 28 Dhj 2017 | 12:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj në një konferencë për media prezantoi të arriturat e ministrisë që ajo drejton në 100 ditëshin e parë.

Reshitaj u zotua se prej janarit 6 zëvendësministrat sa ka kjo minisitri do të angazhohen në punë konkrete, prandaj edhe për këtë është duke punuar në hartimin e një plani të veprimit, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi një koalicion i madh qeveritar dhe është vendosur që të kemi këtë numër të zëvendësministrave. Prej janarit kam menduar të bëj një plan veprimi që të ju japim një pjesë të punë. Besoj që do të ketë punë për të gjithë dhe të gjithë do të angazhohen”, tha ajo.

Arritjen e marrëveshjes për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë, hartimi i kornizës ligjorë mbështetëse për këtë ministri, bashkëpunimin me ministritë e linjës ishin vetëm disa nga të arriturat e MMPH-së, që i përmendi ministrja para gazetarëve.

“E rëndësishme për të zhvilluar aktivitet politik në krye të një ministrie është ekzistimi i një kornize ligjore funksionale. Ajo që kemi bërë ne gjatë këtyre 100 është se kemi punuar në legjislacionin primar dhe sekondar”.

“Gjithashtu nga legjislacionin sekondar janë përfunduar gjashtë udhëzime administrative dhe gjashtë urdhëresa. E konsideroj të suksesshëm aktivitetin me ministritë e tjera përmes së cilit është kërkuar bashkëpunim në mënyrë që të ketë kontribut në mbrojtjen e mjedisit”.

“Konsideroj një sukses të gjithë ministrisë që e kanë marr me shumë seriozitet dhe përkushtim dhe kanë kontribuuar në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Një sukses të veçantë e konsideroj punën tonë ekipore së bashku me kryeministrit dhe mzhe në zgjidhjen e një problematike komplekse siç është zona kadastrale në Hade dhe Shipitullë”.

Reshitja foli edhe për ndotjen e ajrit në Prishtinë. Ajo tha se janë identifikuar 100 pika të ndotjes, duke shtuar se janë të përkushtuar në mbrojtjen e ajrit përmes projekteve me organizata të huaj.

“Ky vit që po vije do të sjellë shumë risi pozitive të cilat besoj do të shihen dhe do të preken. Ne kemi bërë një plan të aktiviteteve, në planet afatshkurta kemi bërë ekipe mobile të cilat po bëjnë identifikimin e pikave të ndotjes. Vetëm në Prishtinë janë identifikuar 100 pika”.

Të ngjashme