Mosfuqizimi i grave po ndikon në rënien e natalitetit

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 11:35 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pamundësia e qasjes së gruas në tregun e punës po e pengon zhvillimin ekonomik shoqëror dhe social të vendit. Gjithashtu mosfuqizimi i grave po ndikon edhe në rënien e natalitetit andaj ky fakt duhet të shihet si shqetësim nga institucionet e vendit, raporton Ekonomia Online.

Ky konstatim u nxor gjatë prezantimit të një hulumtimi “Gratë dhe siguria në punë”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se oda do të jetë zëri i fuqishëm i grave. Sipas tij, ato do të kenë një hapësirë të veçantë.

Gërxhaliu më tej shtoi se beson që paritë politike të kenë prioritet gruan siç edhe kanë deklaruar.

“Vërtetë në jetë ndodhin revulicione të papritura dhe kjo konferencë e sotme  e dëshmon qe kjo po ndodh në një kohë të rëndësishme për Kosovës si në aspektin interno dhe ashtu ekstrën. Po ndodhë kur kemi një buxhet të miratuar dhe kur kemi në pako fiskale që do të jetë në funksion tuajin dhe ideja e një tregu rajonal ku do ti jap mundësi grave për biznes. Rruga drejt BE nuk mund të mendohet vetëm në dimension politik, por duhet edhe në atë ekonomik”.

“Dua të besoj që nga të gjitha këto deklarata në kampanjë zgjedhore do të ketë edhe konkretizim sepse  pozita e gruas përmendet në top tri prioritetet. Dua të besoj që zëri juaj do të jetë një lobim që do të ndihmoj që për grua të bëhet më tepër sesa  vetëm të flitet. Ne si odë do të jemi zëri i arsyes  për ju. Që nga tani ju e keni një hapësirë të veçantë në odën ekonomike”.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se është koha që secila shtresë të marrë pjesë aktivisht në proceset e rëndësime për vendin, raporton EO.

“Kosova ballafaqohet me shumë probleme dhe kjo është nga problemet  dhe mendoj se është momenti t’i listojmë prioritetet dhe ma merr mendja që në një kohë kemi me ja stërzgjatë këtë situatë tranzistore sepse vendi jonë vazhdon të jetë në tranzicion dhe është koha të kalojmë nga kjo situatë në zhvillim. Në aspektin ligjor secili ligj ka kundërshti me tjetrin”.

“Nuk ka grup dhe shtresë shoqërore që ka marr pjesë në dizajnimin ideor dhe përpunimi dhe dalja e një ligji prandaj dhe kemi probleme. Është koha që secila shtresë me u fut aktivisht në pjesën që është interes i tyre me marr një rol aktiv me akterët tjerë”.

Besa Luzha, tha se është e pamundur të zgjidhen problemet shoqërore nëse nuk ka një angazhim të të gjithë akterëve.

“Shoqëria është e plotë vetëm kur të gjithë bashkë angazhohemi që problemeve të shumta të ju gjemë zgjidhje”.

Ajo tha se kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e odës në këtë temë sepse diskutimi me bizneset është kyç në këtë temë.

“Ne duam të dëgjojmë politikanëve se çka kanë ndërmarrë në drejtim të punësimit të grave sepse gratë janë numri më i madh i të papunave. Ne kemi kërkuar edhe bashkëpunoni e odës për dy arsye sepse ne kot mund të bëjmë plane për punë nëse nuk të bashkohemi dhe bashkëbisedojmë me bizneset atyre që ofrojnë punë për të parë se çka po ndodh dhe përse nuk po ka mundësi për qasjen e grave në vende të punës. Sektori publik është duke u stërngarkuar dhe normalisht zhvillimi ekonomik të cilin e kemi nuk e përballon. Shoqëria po e respekton dhe po e she që bizneset e vogla dhe të mesme po shihen si një faktor për punësim në Kosovë”.

Besa Kabashi-Ramaj gjatë prezantimi të raportit tha se pamundësia e qasjes së gruas në tregun e punës e pamundëson apo pengon zhvillimin  ekonomik, shoqëror dhe social të vendit.

Ky pilot-projekt për qellim adresimin e sfidave reale që gruaja kosovare ka për të qenë e barabartë në shoqëri. Ne kemi fokus edhe sigurinë njerëzore në aspektin e qasjes në punësim. Me gjithë respektin që kemi për institucione për fuqizimin e gruas ne jemi pajtuar që pavarësisht përpjekjeve gruaja vazhdon të mos jetë në vendin e duhur. Në bazë të takimeve me akterë kemi dresuar katër kompnenta. Rolin e gruas në familje. Mungesa e qasjes në punë të gruas e dëmton shtetin në aspektin familjar që i pamundëson gruas ne qenë e pabarabartë në familje, gratë që nuk punojnë janë më të ekspozuara për dhunë në familje.

“Në aspektin shoqëror i pamundëson gruas kontributin qe mund ta jap në shoqëri.. Ne aspektin ekonomik mundëson varfërinë. Gjithashtu pamundësohet zhvillimin profesional. Në shumicën e projekteve sektori privat nuk është marrë si partner serioz në adresimin e çështjes së gruas edhe nga institucionet dhe nuk është sqaruar atyre kurrë se sa i rëndësishëm është roli i gruas në një biznes. Roli i gruas ka shumë rëndësi për sigurinë kombëtare të vendit sepse rënia e natalitetit duhet të shihet si problem serioz i shoqërisë”.

Të ngjashme