Mosshqyrtimi i ankesave nga Inspektorati i Punës zvarrit rishpalljen e konkursit për drejtor të RTK-së

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Radiotelevizioni i Kosovës nga 27 janari i këtij viti do të mbetet pa drejtor të përgjithshëm. Kjo pasi drejtorit aktual, Mentor Shalës, i skadon mandati dhe se konkursi për këtë pozitë i shpallur nga Bordi i RTK-së ishte anuluar më 11 dhjetor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj, Bordi nuk ka rishpallur konkursin për këtë pozitë.

Sipas kryetares së Bordit, Afërdita Maliqi, shkak për mosshpallje të konkursit janë ankesat që kandidatët në garë kanë paraqitur në Inspektoratin e Punës për anulimin e konkursit paraprak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme