MPMS dhe GIZ nisin programin e punësimit për 1160 punëkërkues

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 16:02 | Nga

Ministri në largim i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë me dije se rezultatet e një pune disa mujore, në bashkëpunim me GIZ, sot kanë lansuar programin e nxitjes së punësimit përmes skemës së subvencionimit të pagave dhe trajnimit në punë.

“Në ofertë janë mundësi për 500 subvencionime të pagave, 360 praktikantë në sektorin e veshmbathjeve apo rrobaqepësi, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të drurit, 100 praktikantë në sektorin e përpunimit të metalit dhe 100 praktikantë në sektorin e Teknologjisë Informative”, ka thënë Abrashi në një postim në Facebook.

Sipas tij, në këtë ofertë ka mundësi për 1160 punëkërkues në total.

Ai ka ftuar të gjitha bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar që të aplikojnë pranë zyrave të punësimit “për këtë mundësi të shkëlqyeshme”.

Të ngjashme